Cila është Gjirokastra, qyteti i çuditshëm prej guri, ku sapo keni shkelur apo ku dëshironi të shkoni?
Hartë dhe guidë turistike: Gjirokastra
Cila është Gjirokastra, qyteti i çuditshëm prej guri, ku sapo keni shkelur apo ku dëshironi të shkoni? Të gjitha informacionet mund t’i merrni përmes një përmbledhjeje në gjashtë gjuhë, së cilës i kushtohet një pjesë e rëndësishme në këtë guidë. Harta rrugore ju orienton qartësisht në të gjithë zonën, ndërsa harta fizike e rajonit ju tregon veçoritë fizike të vendit, ashtu si edhe monumentet kulturore dhe pikat turistike, që nuk duhet t’i lini pa vizituar në këtë zonë. Në këtë botim do të gjeni të ilustruara sipas krahinave edhe veshjet popullore të burrave e të grave. Po ashtu, nuk mungon një kënd i veçantë që u kushtohet informacioneve praktike me adresa e numra telefoni të nevojshëm për këdo që dëshiron të vizitojë zonën.
Hidh nje sy brenda
Të gjitha informacionet mund t’i merrni përmes një përmbledhjeje në gjashtë gjuhë, së cilës i kushtohet një...
Harta rrugore ju orienton qartësisht në të gjithë zonën, ndërsa harta fizike e rajonit ju tregon veçoritë f...
Lexo me tej