Nuk është vetëm një hartë e hollësishme rrugore në të cilën përcaktohen pikat turistike dhe institucionet e...
Hartë dhe guidë turistike: Saranda dhe Butrinti
Nuk është vetëm një hartë e hollësishme rrugore në të cilën përcaktohen pikat turistike dhe institucionet e dy qyteteve më jugore të Shqipërisë e të parkut natyror të Butrintit, që janë ndër mrekullitë e vendit. Ky botim ju ofron, po ashtu, edhe një hartë të hollësishme fizike të të gjithë rajonit, që nga Konispoli e deri mbi Gjirokastër, të ilustruar me fotografi të pikave turistike dhe të kostumeve popullore sipas krahinave. Një listë e objekteve publike, institucioneve dhe objekteve me interes turistik, si edhe një kënd me informacione të dobishme gjatë udhëtimit, e pajisur me adresa dhe numra telefoni të nevojshëm për jetën e natës, akomodimin, linja urbane dhe ture, do t’ju ndihmojnë shumë gjatë udhëtimit. Veç kësaj, në gjashtë gjuhë të ndryshme, do të gjeni një përshkrim historik, gjeografik dhe kulturor të hollësishëm të Sarandës e të Butrintit, si edhe të vlerave që kanë.
Hidh nje sy brenda
Ky botim ju ofron, po ashtu, edhe një hartë të hollësishme fizike të të gjithë rajonit, që nga Konispoli e...
Një listë e objekteve publike, institucioneve dhe objekteve me interes turistik, si edhe një kënd me inform...
Lexo me tej