Dorëzim falas mbi 3.000 L · Bashkohu Klubit të Lexuesve dhe merr 10% zbritje

Hartë dhe guidë turistike: Tirana

In stock
SKU
Hartë dhe guidë turistike: Tirana
700,00 Lekë

A është Tirana vetëm qyteti i zhurmës dhe i jetës së natës ku gjallon aq bukur jeta, apo ka edhe shumë anë të tjera të panjohura dhe pika turistike interesante? Gjithçka do ta gjeni në këtë botim që i kushton një vend të posaçëm informacionit përmbledhës (në shtatë gjuhë) për kryeqyetetin, për historinë dhe veçantitë e tij. Harta e plotë rrugore, e domosodoshme për t’u orientuar në metropolin shqiptar, jep gjithçka me hollësi. Nga ana tjetër, harta fizike e rajonit, përveçse shpalos veçoritë e tij, ju sugjeron edhe pika turistike, objekte me interes të veçantë, monumente kulturore dhe tradicionale, por edhe ju tregon veshjet popullore të zonës përmes ilustrimeve. Këtë guidë e plotëson më së miri një kënd me të dhënat e ambasadave të huaja, një kënd tjetër ku tregohet sa larg ndodhet Tirana, zemra e vendit, nga qytetet e tjera, si edhe informacionet orientuese dhe praktike për akomodimin, ushqimin, jetën e natës, agjencitë turistike e të tjera.

Libri i javes ✶ Kategori 35
shfleto pak

Hidh nje sy brenda

FAQE 12

A është Tirana vetëm qyteti i zhurmës dhe i jetës së natës ku gjallon aq bukur jeta, apo ka edhe shumë anë...

FAQE 28

Gjithçka do ta gjeni në këtë botim që i kushton një vend të posaçëm informacionit përmbledhës (në shtatë gj...

FAQE 45

Harta e plotë rrugore, e domosodoshme për t’u orientuar në metropolin shqiptar, jep gjithçka me hollësi.

nese te pelqeu kjo, do te duash...

Lexo me tej