Një libër i mrekullueshëm që do t’ju kujtojë çdo çast të kaluar me vogëlushen tuaj të çmuar. Ky libër-album i këndshëm, i futur brenda dosjes së tij dhe i lidhur me një fjongo rozë, ka në brendësi, faqe pas faqeje, ilustrime shumëngjyrëshe, tekste që kremtojnë mrekullinë e ardhjes në jetë të një fëmije dhe kënde të posaçme, ku ti mund të vendosësh kujtimet që ke me të, duke nisur që nga ekografia e parë, për të vazhduar me foton e parë e më tej, me kënde ku do të shënosh çdo hollësi të bebes tënde, fotot me familjarët, shënime për ushqimin e parë, peshën e gjatësinë muaj pas muaji, etapa të rëndësishme, si buzëqeshja apo dhëmbi i parë dhe shumë e shumë të tjera. Një dhuratë e mrekullueshme që duhet ta ketë çdo familje e bekuar me një vajzë!