Dorëzim falas mbi 3.000 L · Bashkohu Klubit të Lexuesve dhe merr 10% zbritje

Piratologjia

In stock
SKU
piratologjia
2 500,00 Lekë
Ç’do të ndodhte nëse në det do të gjendej një sënduk, i cili, duke qenë i izoluar me katran, ka mbetur i pacenuar për shekuj me radhë? Po nëse brenda tij do të gjendej ditari i kapitenit Uilliam Luber, gjuajtës piratësh? Do të ndodhte që shumë mistere të piratëve do të zbuloheshin dhe një jetë e panjohur që mban era thesar do të vinte gjer në ditët tona, me një magji të pamohueshme, nën titullin “Piratologjia”. Libri që është shitur në të gjithë botën në më shumë se 5 milionë kopje, do t’ju çojë në shekullin XVIII, atëherë kur kapiten Luberi ishte vënë në ndjekje të Tmerrit të Deteve, pirates Arabela Drumond. Në këtë udhëtim do të përballeni me stuhitë, ndërsa lundroni drejt ishujve të thesarit, nën flamurin pirat. Një libër i jashtëzakonshëm për piratologët, që ka në brendësi informacione të shumëllojshme për këtë botë joshëse të së shkuarës. Nën kopertinën me kompas, do të gjeni fletëpalosje të këndshme, harta, skica, libërtha me kode dhe shprehje piratësh, paraqitje të pjesës së brendshme të anijes, paketa me pluhur ari, letra piratësh, si dhe një gur të çmuar, si një shpërblim, në fund të librit.
Libri i javes ✶ Kategori 33
shfleto pak

Hidh nje sy brenda

FAQE 12

Ç’do të ndodhte nëse në det do të gjendej një sënduk, i cili, duke qenë i izoluar me katran, ka mbetur i pa...

FAQE 28

Po nëse brenda tij do të gjendej ditari i kapitenit Uilliam Luber, gjuajtës piratësh?

FAQE 45

Do të ndodhte që shumë mistere të piratëve do të zbuloheshin dhe një jetë e panjohur që mban era thesar do...

nese te pelqeu kjo, do te duash...

Lexo me tej