Një koleksion i bukur me përrallëzat më të parapëlqyera të fëmijëve, si: “Kësulëkuqja”, “Piter Pani”, “Ujku dhe shtatë kecat”, “Sirena e vogël” dhe shumë të tjera, në një format shumë praktik. Ilustrimet e bukura, tekstet e thjeshta dhe shumëllojshmëria e ngjarjeve të përmbledhura në 12 libra të vegjël e të këndshëm, do ta bëjnë këtë koleksion shumë të dashur për fëmijët. Kështu, ata nuk do të ngurrojnë të shfletojnë me kënaqësi libër pas libri, edhe kur ju nuk do të mund t’ua lexoni. Titujt e serisë: “Bambi”, “Bukuroshja e fjetur”, “E bukura dhe bisha”, “Borëbardha”, “Kësulëkuqja”, “Hirushja”, “Libri i xhunglës”, “Piter Pani”, “Pinoku”, “Ujku dhe shtatë kecat”, “Sirena e vogël”, “Tre derrkucët”.